Përgjatë mandatit presidencial të Barack Obamës, familja e tij ka mirëmbajtur imazhin e një familjeje shembullore, duke filluar nga bashkëshortja e tij gjithmonë me klasë, e deri te vajzat e tij të cilat konsideroheshin shembull për vajzat e reja në Amerikë.
Muajin e fundit amerikanët mbetën gojëhapur kur filluan të qarkullonin video të palakmueshme të vajzës 18 vjeçare të presidentit, Malia Obama.
Disa nga gjestet e saja si vallëzimi provokues, dhe tymosja e marihuanës konsiderohen degjenerim tipik i gjeneratave të reja. Kjo ka ngjallur debat se sa janë të pranueshme gjeste të tilla nga shoqëria, kur bëhet fjalë për një person publik.
Malia është parë nga agjentë të shërbimit sekret dhe është xhiruar fshehtas në festivalin Llolapalooza, ku ajo shihet duke bërë vallëzimin provokues, të ashtuquajtur “twerk”. Kurse në një klip 9 sekondash shihet duke tymosur atë që duket të jetë marihuanë, gjatë performancës së artistit Mac Miller në festival.
Përdorimi i kësaj lënde u bë i ligjshëm muajin e fundit në shtetin e Çikagos.
Sipas burimeve të afërta me presidentin Barack Obama, i cili është në përfundim të mandatit 8-vjeçar, ai thuhet ta ketë dënuar vajzën e tij për “sjellje të turpshme”. Nuk kaloi shumë kohë para se “interneti” të rikujtojë deklaratat e vetë kryetarit, se edhe ai ka qenë i ri dikur, duke ia përhapur fotografinë ku shihet Barack Obama me një cigare të dyshimtë.
Malia po vazhdon pushimin e saj veror, ndërkohë që motra e saj 15 –vjeçare, Sasha shihet se bën jetën normale duke punuar në restorant, referon Koha. (b.an)