Policia belge ka zbardhur detaje për studentin me origjinë shqiptare që u gjet i masakrauar, pa kokë, duar dhe këmbë, në një valixhe në Wemmel ditën e djeshme.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat belge, mësohet se bëhet fjalë për 22-vjeçarin Xhuliano Brahimllari i cili është është me origjinë nga fshati Dukas, në Patos.
Identifikimi i tij është bërë i mundur nga ana e xhaxhait të tij, i cili e ka njohur nga një tatuazh.
Familja e Brahimllarit ka emigruar në Belgjikë në fillim të viteve ’90 dhe ai ka lindur aty. Ai rezulton të jetë ndaluar disa herë nga policia belge, kryesisht për shitje të marijuanës.
Një herë tjetër ishte ndaluar pasi kishte rrahur një shokun e vet me shkop bejsbolli.
22-vjeçari u gjet në një çantë sportive pa kokë, dhe me duar e këmbë të ghymtuara në një pyll, nga disa punonjës të pastrimit.