Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Lenjano të Italisë, pasi ka rrahur ish-gruan e tij dhe bashkëshortin e saj të ri.
Shqiptari thuhet vetëm se është 34 vjeç dhe nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij. Sipas mediave italiane, ai kishte 8 vjet që ishte ndarë nga bashkëjetuesja e tij, por përsëri e përndiqte pasi nuk e përballonte dot ndarjen, shkruan panorama.
Rasti më i fundit ka qenë ai i djeshmi kur shqiptari, edhe pse kishte një urdhër nga gjykata që të mos i afrohej më shumë se 100 metra bashkëshortes, jo vetëm që iu afrua por edhe e goditi.
Më pas, ai iu vërsul edhe bashkëjetuesit të ri të ish-gruas duke e rrahur edhe atë. Karabinierët ndërhynë menjëherë dhe bënë arrestimin e tij.