Joe Hart ka shprehur dëshirën që të mbetet te Manchester City edhe pse pritet të jetë zgjedhja e tretë nën menaxherin Pep Guardiola.
Anglezit ia ka zënë vendin në formacionin bazë portieri Wilfredo Caballero, i cili ka luajtur në tre ndeshjet zyrtare të Cityt për këtë sezon.
Ndërkohë, portieri i Barcelonës Claudio Bravo raportohet se tashmë ka arritur në Manchester për të arritur marrëveshjen me Cityn.
Evertoni kishte shprehur interesim për Hartin, por klubi është tërhequr nga gara shkaku i çmimit të lartë, citohet Express. (b.an)