Alarm për bombë në redaksinë e televizionit informativ A1 Report. Një telefonatë e mbërritur në sallën operative të Policisë së Tiranës sinjalizoi për vendosjen e një bombe, çka vuri në lëvizje uniformat blu. Pasi u nxorr stafi për arsye sigurie, efektivët xhenierë të policisë nisën kontrollet në ambjentet e televizionit.
Pas verifikimeve policia raporton se nuk kla gjetur asnjë pako të dyshimtë. Ndëkrohë, vijojnë hetimet për zbulimin e personit që dha alarmin e rremë./a.m.