“Video e Shukri Xhelilit është bërë nga këta që drejtojnë sot fushatën elektorale të majtë në Dibër. Është bërë nga PDIU dhe kjo ka krijuar një marrëdhënie të tensionuar mes socialistëve, ata që votuan ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili dhe këta që sot duan të votohet Muharrem Rama”. Kështu u shpreh Kastriot Islami, duke analizuar cështjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës në rubrikën ‘Opinion’ të televizonit News24.
Si ish-socialist dhe sot në radhët e demokratëve, Islami shprehet se kur analizon cështje politike, mundohet të shkëputet nga bindjet e tij politike, dhe të analizojë me ftohtësi atë cfarë ndodh aktualisht.
Sipas Islamit, fushaten e kandidatit te maxhorances në Dibër po e drejton një i “deleguar” i Ramës që është “përfaqsues” i PDIU, duke krijuar tensione me socialistët, me ata qe ne 2015 kane votuar për ish-kryetarin e Bashkisë, me votuesit e LSI…
“Kjo vetëm do të ndikojë në uljen e votave të kandidatit të maxhorancës…dhe rritja e votave përmes këtij “mekanizmi acarues” është e pamundur, sidomos në një elektorat inteligjent si ai i Dibrës….”
Islami gjithashtu shprehet se, marrëdheniet e kandidatit aktual me ish-kryetarin e Bashkisë janë të acaruara, po e njëjta gjë thuhet edhe për marrëdhëniet e kandidatit aktual me deputetin e PS për Dibrën.
Sipas tij, të gjitha këto përplasje brenda PS, shtojnë avantazhet për fitoren e Sherefedin Shehut.
“Perfundimisht mund te thuhet se shanset per Sherefedin Shehun jane shume te medha per fitore”.
VIDEO-SKANDALI QE COI NE ZGJEDHJE DIBREN
Një videoskandal ku kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune është publikuar mbrëmjen e 12 majit 2016 në emisionin “Të Paeskpozuarit” në Ora News.
Video-skandali i bërë publik pak muaj më parë ka çuar në pranga ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. 56-vjeçari, i cili u denoncua nga 20-vjeçarja A.A. për ngacmim seksual, u arrestua në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej 20-vjeçares me iniciale A.A., në këmbim të emërimit në një vend pune, në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër. Pas publikimit të videos, 56-vjeçari pati deklaruar se kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtarët e tij.
Qeveria nuk mori parasysh pretendimet e tij dhe e shkarkoi nga detyra, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja bashkiake në Dibër. Xhelili kërkoi në rrugë ligjore rikthimin në detyrë, por Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi kërkesën ish-kryebashkiakut të Peshkopisë. Zgjedhjet në Dibër priten të mbahen më 11 Shtator të këtij viti ndërsa në garë janë Muharrem Rama nga e majta dhe kandidati Sherefedin Shehu nga e djathta./a.m.