Serisë së gjatë të takimeve paraeliminatore në Champions League i vjen fundit pas përballjeve të kësaj të marte dhe të mërkure, për të vijuar më tej me fazën në grupe.
Pesë prej takimeve të dyta të play-off-it do të luhen sonte. Përballje interesante do të jetë ajo mes Romës dhe Portos, duke patur parasysh se sfida e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1. Një tjetër takim interesant do të jetë ai mes Monakos dhe Villarealit.
Francezët kanë fituar si mysafir me rezultat 2-1, por kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë e ndeshjes së sotme që do të luhen të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në ora 20:45.
Tri takimet tjera të kësaj xhiroje janë:
Legia Warszawa – Dundalk,
Viktoria Plzen –Ludogorets Razgrad
dhe Hapoel Bir Sheva – Celltik.
Të kualifikuarit e play-off-it do të bëhen pjesë e fazës në grupe që do të vazhdojnë më tutje, citohet RTK. (b.an)