Policia e Elbasani ka arrestuar një person për ushtrim dhune.
Në prangat e uniforma blu të Elbasanait ka përfunduar Xh. Q, 39 vjeçe banues në fshatin Labinot Mal Elbasan.
39-vjeçarja u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë ditës së djeshme në banesë, në fsahtin Labinot Mal dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, R.Q, 68 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”. /r.a