Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia deklaron se ish-kryeministri po krijon një grup paramilitar për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai ireferohet grupimit misterioz të quajtur “Korpusi Rinor Azem Hajdari”. Por pavarësisht tentativës së Berishës, haxhia thotë se ai nuk i shpëton drejtësisë.
“Ky grupim paramilitar i përberë nga të rinj shumica të gënjyer për figurën e atij që ja mbajnë emrin të shkruar në shpinë në bluzat e zeza, një pjesë aventuriere që e mendojnë si një aventurë politikën siç e mendoja edhe unë dikur, janë fytyra e dëshpërimit dhe e depresionit të thellë e gjendjes së mjeruar, ku e ka katandisur PD marshalli me ushtarin e tij Shvejk, Bashën.
Çfarëdo armate apo korpusi që të krijojë marshalli i pa ushtarë, dhe pa asnjë betejë të fituar, nuk do arrijë t’i shpëtojë ndëshkimit që po afron për të.
Dhe po i shpëtoi ndëshkimit të drejtësisë që pritet të vendoset, ai nuk i shpëton ndëshkimit i Zotit dhe historisë, si njeriu që për karrigen e pushtetin e vet personal e familjar, shkatërroi dhe përçau një vend e popull të tërë”, thotë Haxhia.