Burime për newsport.al bëjnë me dije që qendërmbrojtësi shtatlartë është ftuar nga tekniku italian për sfidat e radhës.
Gjimshiti ishte përjashtuar nga lista e 23 futbollistëve që morën pjesë në Europianin “Francë 2016”.
Por cilësitë e tij janë të dukshme, ndaj dhe trajneri italian ka vendosur që ta ketë në dispozicion për ndeshjet e radhës.
Megjithatë duhet thënë që Gjimshiti nuk ka lidhje me Kosovën dhe një largim i tij nuk pritej, pasi është me origjinë nga Lugina e Preshevës.
Por grumbullimi i tij në kombëtare përsëri është një lajm i mirë, pasi specialistët e konsiderojnë Gjimshitin si shtyllën e mbrojtjes kuqezi në të ardhmen. /r.a