Duke filluar nga data 25 gusht do të nisë shitja e librave. Sipas udhëzimit që ka firmosur Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shitja e teksteve shkollore për sistemin parauniversitar do të bëhet nga data 25 gusht deri në 12 shtator. Shitja do të bëhet nga vet botuesit në ambjente pranë shkollave.
Ministria e Arsimit thotë se botuesit kanë marrë masa që çdo nxënës të pajiset me libra, prandaj u bëjnë apel prindërve që brenda kësaj datë të blejnë tekstet e reja shkollore. Shpërndarja e teksteve nuk do lejohet të bëhet nga mësuesit apo punonjësit e tjerë arsimore dhe për këtë qëllim, do të jenë distributorët ata të cilët do të dorëzojnë tekstet e reja tek nxënësit. / r.a