Evropa nuk ka përfunduar pas Brexit, deklaroi sot shefi italian i qeverisë, Matteo Renzi gjatë një konference për shtyp pranë brigjeve të ishullit të madh italian të Ventotenës, në krahë të Angela Merkel dhe François Hollande.
“Shumë mendojnë se pas Brexit, Evropa ka marrë fund. Nuk është rasti”, theksoi kryeministri italian, pak para se të zhvillonte një darkë pune me kancelaren gjermane dhe presidentin francez.
Tre krerët përpiqen të gjejnë mënyrën për të rinisur Bashkimin Evropian pas shokut që erdhi nga rezultati i referendumit të 23 qershorit në favor të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja./ r.a