A dëshmojnë këta gishtërinj se paraardhësit tonë kanë lënë Afrikën më herët se që besohet?
Arkeologët në Arabinë Saudite besojnë se kanë zbuluar eshtrat më të lashta të njeriut të Lindjes së Mesme gjatë një gërmimi, shkruan Daily Mail.
Këto eshtra janë pjesa e mesme e gishtave të njeriut që shkencëtarët thonë se ka jetuar para 90 mijë viteve.
Nëse ky vlerësim është i saktë, do të bëjë këto eshtra më të vjetrat në Gadishullin e Arabisë dhe tregojnë që ato datojnë nga koha kur njerëzit mendohet të kenë migruar nga Afrika për t’u shpërndarë nëpër botë, përgatiti Koha. (b.an)