Në periferi të Brukselit, policia ka plagosur një femër e cila sulmoi me thikë 3 perosna në një autobus.
Sipas raportimeve personat e sulmuar kanë pësuar dëmtime të lehta dhe nuk paraqisin rrezik për jetën.
Në bazë të informacioneve fillestare, policia kishte paralajmëruar gruan identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur për mediat, por kur ajo kishte refuzuar t’i dëgjojë, ata e kishin qëlluar duke e plagosur në krah.
Televizioni belg “RTBF” duke cituar burime brenda policisë, ka raportuar se kjo grua kishte probleme psikike ndërsa hetuesit po kryejnë verifikime mbi pistën e terrorizmit./a.m.