Per-Mathias Høgmo, traineri i Norvegjisë, ka konfirmuar se vëllezërit Valon e Veton Berisha kanë vendosur të vazhdojnë me përfaqësuesen norvegjeze dhe nuk do t’i bashkohen Kosovës. “Ata kanë vendosur.
Ata janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë”, ka deklaruar Hogmo për “nettavisen”, transmeton koha.net.
Valon Berisha luan në pozitën e mesfushorit për Salzburgun në Austri, ndërsa Vetoni luan si sulmues për Greuther Furthin në Gjermani.
Ditë më parë, Milot Rashica, Alban Meha e Herolind Shala u konfirmuan si lojtarët e rinj që kanë pranuar të luajnë për Kosovën. Akoma nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga yjet e Zvicrës. (b.an)