Akuzat e Partisë Demokratike në drejtim të deputetit Sadri Abazi, ku thuhet se ky i fundit po ndërton një kat pa leje në kryeqytet kanë marrë një përgjigje nga kompania Usluga.
Kjo kompani me anë të dokumenteve fakton se objekti për të cilin Partia Demokratike akuzon Sadri Abazin është aset i saj.
Ndërtimi i saj ka përfunduar në vitin 2012 sqaron kompania Usluga. Po ashtu hidhet poshtë pretendimi se për objektin në fjalë ka pasur vendim për prishje të tijin. Kompania sqaron se një vendim i tillë ka kaluar në të tre shkallët e gjyqësorit dhe gjyqi është fituar nga kompania, për këtë është dëshmitar edhe z. Basha, i cili në atë periudhë mbante postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Kompania Usluga nuk është ndalur me kaq, ajo i bën thirrje PD-së që nëse ka fakte ti paraqesë ato në prokurori, në të kundërt në fillim të muajit shtator kjo kompani do ngrejë një padi ndaj Partisë Demokratike.
Deklarata e Kompanise Usluga:
Objekti per te cilin Partia Demokatike akuzon deputetin Abazi eshte aset i kompanise Usluga, vertetuar nga certifikata e pronesise Nr. 1121499.
Ky objekt ka perfunduar ne vitin 2012, meqenese kishte shtese ne leje, eshte legalizuar konform te gjitha rregullave dhe ligjeve ne fuqi. Ata pretendojne se ka vendim prishje, por ky vendim ka kaluar ne tre shkallet e gjykimit dhe eshte shpallur fituese kompania Usluga, gje per te cilen kryetari i bashkise se atehershme Z. Lulzim Basha ka qene pale ne gjykim dhe eshte njoftuar per vendimet e gjykatave. Eshte marre leje per lyerjen e godines, ndryshimin e xhamave te katit te fundit, punime tavani te katit te fundit dhe ndryshime mure gipsi te katit te fundit, si dhe izolimin e taraces.
Kompania Usluga i eshte drejtuar Njesise Adm nr. 9 me kerkese nr. 1687 Prot date 26/07/2016, e cila ka pajisur me lejen perkatese, ne perputhje me VKM Nr. 408 date 13/05/2015, Neni 6.
Nese partia demokratike kerkon ta perdore politikisht, ne i themi qe te paraqese denoncimin ne prokurori dhe gjykate, per pretendimet e saj, ne te kundert kompania do te padise ne fillim te muajit, ne gjykate Lulzim Bashen, per mashtrim te opinionit publik, si dhe cenim pa te drejte te interesave te kompanise Usluga.
Bashkangjitur: Certifikata e Pronesise, Kartela e pasurise se katit qe pretendoni qe eshte shtuar, Planimetria e katit si dhe Fotot e meparshme te godines, si dhe fotot ajrore te vitit 2012 te zones. (Lexo.al)