Një libër i titulluar “Trekëndëshi pink” që del së shpejti në qarkullim, tregon një histori në kufijtë e të pabesueshmes në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa president i Shteteve të Bashkuara ishte i famshmi Xhon Kenedi.
Deri tani janë zbardhur shumë të dhëna për aventurat dashurore të presidentit Kenedi, nga Merlin Monro tek një stazhiere 19-vjeçare, por për aventurat e Zonjës së Parë është folur shumë pak.
E pra, duket se ajo ka patur një histori shumë intriguese me balerinin me famë botërore Rudolf Nurejev, një histori që ka zgjatur nga viti 1963 deri në 1968.
Por libri tregon se një tjetër histori dashurie është konsumuar ndërmjet motrës së Xheki Kenedit, Lee Radziëill dhe balerinit.
Zonja e parë ishte në dijeni të kësaj historie aq sa njëri prej miqve të saj të vjetër tregon se Xheki i ka thënë:
Besoj se Rudi ka në plan të flirtojë me të gjithë anëtarët e familjes sime, madje edhe me tim bir sapo të rritet”.
Duket se Zhaklina kishte të drejtë: Nurejevi u përpoq ta bindte djaloshin Kenedi që të bëhej aktor dhe jo politikan, por ndërhyrja e së ëmës ja ‘hoqi nga duart”.
I njëjti libër konfirmon me dëshmitarë se Rudolf Nurejevi kishte në të njëjtën kohë një marrëdhënie edhe me Robert Kenedin (për miqtë Bob), vëllai i presidentit Xhon Kenedi, shkruan faqja Hashtag.al.
Ata madje janë parë duke u puthur në një kabinë telefoni.
Robert Kenedi ishte senator, ministër i Drejtësisë në kohën kur qeveriste i vëllai dhe u vra teksa kandidonte për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në libër zbardhen edhe të tjera detaje nga jeta seksuale e Xhon dhe Jeki Kenedit./a.m.