Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për qëndrimin e sotëm në lidhje me akuzat për ndërtimin e pallatit pesë katësh nga deputeti i PS-së, Sadri Abazi në mënyrë të paligjshme.
Në një postim në statusin e tij ne Facebook, pasditen e së hënës, Balla deklaron se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha jo vetëm fjeti gjumë por kur iku i dha familjes së tij një shtesë në katin e 12-të, për ta shndërruar dupleksin në tripleks.
“Kur flet Luli për shtesë kati, shqiptarët qeshin. Tiranasit qeshin me lot madje. Sepse iu kujtohet që për fat keq katër vite 2011-2015 patën Kryetar Bashkie Lulzim Bashën, i cili vetëm fjeti gjumeë dhe në fund kur po ikte i dha familjes së tij një shtesë në katin e 12-të, për ta shndërruar dupleksin në tripleks. S’kishte faj. I mësuar në vilën 3-kateshe në Hollandë, donte edhe 3 katë në Tirane. #vajmedetLuli&opozita”, shkruan Balla.
Më heret, Partia Demokratike ka akuzuar deputetin e PS-së, Sadri Abazi se me ndihmën e pushtetit po vazhdon të përfundojë katin shtesë në Pallatin e tij në zemër të Tiranës, dhe Edi Rama jo vetëm që e lejon, ndalon ligjin të funksionojë, por del dhe e mbron publikisht përmes INUK-ut, dhe drejtoreshës Dallëndyshes Bici./a.m.