NGJARJE KRYESORE
FRANKFURT – BQE-ja në konferencë të jashtëzakonshme për të diskutuar ndihma urgjente për bankat greke.
SHËN PETËRBURG – Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të mbajë një fjalim në një forum ekonomik dhe më pas do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin për një marrëveshje të mundshme me ”Gazprom”.
CHARLESTON (SHBA) – Irritim pas ngjarjes tragjike në një kishë afro-amerikane ku një adoleshent i bardhë vrau nëntë persona.
NGJARJE TË TJERA
KOPENHAGË – Partia Popullore daneze, kundërshtare e ashpër e imigracionit, mori 21,1 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
BRATISLAVA – Forum ndërkombëtar për sigurinë./ATA/