Një autobus me të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim është raportuar sot se ka marrë flakë në ecje e sipër, por lajmi është hedhur poshtë për Report Tv nga kryetarja e LRI-së Florinda Kërpaçi.
“Nuk është aspak e vërtetë që autobusi ka marrë flakë. Ne jemi ndalur diku gjatë rrugës për në kampin e Jalës, pasi shoferi tha se është nxehur motorri dhe pas normalizimit të situatës kemi rinisur udhëtimin. Dua të qetësoj të gjitha familjet se jemi shumë mirë dhe jemi rrugës për në Jalë” u shpreh ajo.
Ndërkohë, edhe policia e Vlorës në një komunikim për mediat ka thënë se, pas njoftimit një automjet zjarrfikës është nisur drejt vendit ku u raportua por ajo u kthye mbrapsht, pasi nuk kishte asnjë zjarr në ndonjë automjet.
Ja njoftimi i policisë Vlorë.
Rreth orës 13:50, në zonën e Llogarasë një autobuz me te rinjtë e LSI-së, duke u ngjitur në këtë aks rrugor i është nxehur motori dhe ka ndaluar në vend.
U njoftua menjëherë shërbimi zjarrfikës por u kthye mbrapa sepse nuk ka probleme pasi i është ftohur motori dhe nuk paraqet asnjë rrezik të mëtejshëm për pasagjerët.
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.