Në ambientet e Qendrës së Edukimit dhe Kulturës, kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Peshkopisë.
“Kërkojmë nga ju që të votoni të lirë, të votoni me dinjitet, të votoni në mënyrë demokratike. Nuk duhet të bini pre e asnjë provikimi nga kampi kundërshtar sepse ata po e ndjejnë humbjen e thellë dhe nuk duhet të bini pre e provokimeve. Takohuni me njerëz, me miq, me shokë e dashamirës që të marrin pjesë masivisht në votime”, u shpreh kandidati Rama.
Ai tha se rinia ka mendime të vyera për zhvillimin e Bashkisë, zhvillimin e eknomisë dhe zhvillimin e Dibrës. “Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e Dibrës. Ju jeni mendime tepër të vyera për zhvillimin e Dibrës. Kërkoj nga ju mbështetje dhe bashkim që kësaj rradhë ta fitojmë këtë bashki që ta bëjmë një bashki me standard evropiane”, nënvizoi Rama.
Kandidati i së majtës tha se rinia dibrane do të bëjë zgjedhjet e duhur për të realizuar një fitore të thellë.
MA.ME