Policia e Vlorës ka finalizuar të premten operacionin e koduar “Qeparoi”, ku është sekuestruar 25 kilogramë e 530 gramë lëndë narkotike çokollatë.
Në flagrancë janë arrestuar zotëruesit e lëndës narkotike 25-vjeçari Alsid Cani dhe 29-vjeçari Fatjon Rexho.
Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.
Ata janë arrestuar në momentin kur ata po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike me një grup tjetër, të cilët janë në ndjekje nga policia. Në kërkim janë shpallur 34-vjeçari Florenc Proko dhe 35-vjeçari E. Cuni.