Vendimi “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë”, është botuar dje në Fletoren Zyrtare. Sot ka hyrë në fuqi harta e re e çmimit të tokës sipas qarqeve në të gjithë vendin. Çmimet e hartës së vlerës do jenë çmime referencë, për kompensimin në vlerë financiare të vendimeve të kompensimit për pronarët që janë në pritje të kësaj vlere. Po ashtu, për çdo transaksion si shpronësime për interesa publike, përcaktimin e masës së shpërblimit për subjektet prona e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale.
Çmimet e tokës kanë pësuar ulje krahasuar me çmimet e mëparshme, hartat e publikuara dje në Fletoren Zyrtare por dhe nga Ministria e Drejtësisë, konfirmojnë një ulje të ndjeshme të çmimit të tokës, veçanërisht në zonat më të “lakmuara” si në kryeqytet, apo dhe zonat bregdetare. Tirana vazhdon të mbetet qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Durrësi, Saranda dhe më pas Lezha.
Vitin e kaluar, çmimi më i shtrenjtë në qendër të Tiranës ishte 120 mijë lekë të rinj për metër katrorë, ndërsa me hartën e re, ky çmim shkon tek afro 57 mijë lekë të rinj.
Vlera e pasurisë së paluajtshme e llojit tokë truall për Qarkun Tiranë
Tirana qytet
Qendra 57. 126 lekë /metri katrorë
Zonat brenda unazës 21.299 lekë/metri katrorë-38.359 lekë metri katrorë
Zonat periferike 10.556 lekë/ metri katrorë
Tirana periferi
Farkë e madhe 5. 140 lekë/metri katrorë
Farkë e vogël 2.560 lekë/metri katrorë
Bathore 3.560 lekë/metri katrorë
Dajt 3.560 lekë/metri katrorë
Fushë Prezë 2.452 lekë/metri katrorë
Gërdec 2.560 lekë/metri katrorë
Kashar 4.242 lekë/metri katrorë
Katund i ri 4.242 lekë/metri katrorë
Kodër Babrru 3.282 lekë/metri katror
Lakas 3.560 lekë metri/katror
Lundër 3.283 lekë/metri katrorë
Marikaj 2.560 lekë/metri katrorë
Mëzez 4.242 lekë/metri katrorë
Mullet 3.560 lekë/metri katrorë
Ndroq 2.560 lekë/metri katrorë
Paskuqan 3.560 lekë/metri katrorë
Petrelë 3.560 lekë metri katrorë
Sauk 3.283 lekë metri katrorë
Shish tufinë 2.080 lekë/metri katrorë
Vaqarr 3.560 lekë/metri katrorë
Yrshek 4.242 lekë/metri katrorë
Yzberisht 4.242 lekë/metri katrorë
Kamza 4.242 lekë/ metri katrorë
Vora 4. 242 lekë/metri katrorë
Kavaja 1 7.745 lekë/ metri katrorë
Kavaja 2 7.745 lekë metri/ katrorë
Vlera e pasurisë së paluajtshme e llojit tokë truall për qarqet bregdetare
Vlora
Qyteti 6.619 lekë/metri katrorë-8.300 lekë/metri katrorë
Bregu
Dhërmi 3.560 lekë/metri katrorë
Palasë 2.135 lekë/metri katrorë
Qeparo fshat 3.560 lekë/metri katrorë
Narta 2/130 lekë/metri katrorë
Radhimë 4.350 lekë/metri katrorë
Tragjas 3.560 lekë/metri katrorë
Vuno 3.560 lekë/metri katrorë
Himara (qytet) 4.350 lekë/metri katrorë
Orikum (qytet) 5.530 lekë/metri katrorë
Saranda
Qyteti 10.777 lekë/metri katrorë
Bregu
Borsh 2.560 lekë/metri katrorë
Çukë 2.560 lekë/metri katrorë
Gjashtë 2.560 lekë/metri katrorë
Ksamil 1.225 lekë/metri katrorë
Livadhja 204 lekë/metri katrorë
Lukovë 2.560 lekë/metri katrorë
Nivicë 2.560 lekë/metri katrorë
Piqeras 2.135 lekë/metri katrorë
Shën Vasil 2.560 lekë/metri katrorë
Xarrë 204 lekë/metri katrorë
Delvina (qytet) 1.580 lekë/metri katrorë
Durrës
Qytet 3.119 lekë/metri katrorë 19.336 lekë/metri katrorë
Kavajë (bregdet)
Synej 1.880 lekë/metri katrorë
Spille 1.402 lekë/metri katrorë
Qerret 2.560 lekë/metri katrorë
Sukth 2.983 lekë/metri katrorë
Shijak 3.047 lekë/metri katrorë
Manëz 744 lekë/metri katrorë
Krujë (qytet) 3.978 lekë/metri katrorë
Fushë Krujë 2.795 lekë/metri katrorë
Lezha
Qytet 10.123 lekë/metri katrorë-11.570 lekë/metri katrorë
Tale 312 lekë/metri katrorë
Shëngjin 3.435 lekë/metri katrorë
Shkodër
Qytet 8.500 lekë/metri katrorë-10.831 lekë/metri katrorë
Velipojë 1.929 lekë/metri katrorë
Si ishte vlera e pasurisë së paluajtshme e llojit tokë truall në bregdet gjatë 2013
Vlora
Bregu
Palasë 3.102 lekë/metri katrorë
Qeparo 3.102 lekë/metri katrorë
Vuno 3.102 lekë/metri katrorë
Himara (qytet)4.799 lekë/metri katrorë
Orikum(qytet) 7.044 lekë/metri katrorë
Saranda
Qyteti12.193 lekë/metri katrorë
Bregu
Borsh 3.102 lekë/metri katrorë
Gjashtë 2.800 lekë/metri katrorë
Livadhja 257 lekë/metri katrorë
Lukovë 3.102 lekë/metri katrorë
Shën Vasil 3.102 lekë/metri katrorë
Durrës
Qytet 30.000 lekë/metri katrorë 19.336 lekë/metri katrorë
Kavajë (bregdet)
Spille 1.484 lekë/metri katrorë
Qerret 1484 lekë/metri katrorë
Shkodër
Qytet 7.600-10.849 lekë/metri katrorë-10.831 lekë/metri katrorë
Velipojë 2.070 lekë/metri katrorë
ma.me