Zyrtarët e Partisë së Albin Kurtit dhe Visar Ymerit po tallen me paralajmërimin e LDK’së se do të organizojë protestë për të kundërshtuar popullimin e Komunës së Prishtinës me militantë të Vetëvendosjes.”LDK-ja protestë – ahahahahahaahaha”, ka shkruar një zyrtar i Vetëvendosjes, Adonis Tahiri.
Edhe Boiken Abazi i deportuar në Shqipëri ka shkruar për protestën e paralajmëruar të LDK’së.
“Militantet e PDK-se e LDK-se qe do te protestojne kunder Komunes se Prishtines jane popullate, njerez qe duan te mbesin perjetesisht nen regjimin e vjeter … i cili shpejte do te shembet”, ka parashikuar ai, citon Express. (b.an)