Kandidati i ASHE-së për Tiranën, Erion Veliaj, mbylli sot fushatën e tij elektorale në sheshin “Nënë Tereza”
Në fjalën e tij para të pranishmeve, në një aktivitet ndryshe që ngjante me pritjen e Papës, siç u shpreh Majko, Veliaj tha se opozita shet frikë, ndërsa ASHE mbjell shpresë.
Veliaj radhiti sukseset e qeverisë Rama dhe ministrisë që ai drejtoi, duke treguar se ata e mbajnë fjalën e dhënë dhe nuk mbjellin frikë në popull.
Duke mbyllur fjalën e tij Veliaj theksoi se asnjë qytetar nuk duhet të ankohet, por duhet të votojë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur.
Sipas tij, Tirana në këto katër vitet e fundit nuk ka ofruar shërbime të barabarta për të gjithë. Ai vuri në dukje se në Tiranë këto katër vitet e fundit qytetarët janë trajtuar njëri si i nënës dhe tjetri si i njerkës, ai i partisë ka marrë shërbime, ndërsa dikush tjetër jo vetëm që nuk ka marrë shërbimin e kërkuar, por dhe është penguar nga mos përkatësia politike.
“Fitorja jonë do të jetë historike, pasi dhe mbështetja që kam unë është më e madhja në histori. Kam mbështetje përtej të madhes dhe të djathtës. Tirana jonë është një vend që ka hapësirë për të gjihtë. Ka hapësirë për veteranë e për të përndjerkur. Për Tiranasit e vjetër dhe ata të rinjë. Për ata që e shohin Tiranën si pikënisje dhe për ata që e shohin TIrannë si arritjen më të mëdhae. Miqtë e mijë, Tirana e katër viteve të fundit nuk ka qenë një Tiranë e barabartë. Ka qenë një tiranë ku disa ishin të nënës disa të tjerë të njerkës. Ishte një TIranë ku punonte për bashkinë, jo bashkia për Tiranën. Përpara këtyre katër viteve, nënvizoi Veliaj, të gjithë shqiptarët thonin se duam ta bëjmë bashkinë tonë si Tirana e Edi Ramës, por ata nuk thonin se Tiranën e duam si të Lulzim Bashës, pasi Basha nuk bëri azgjë. Tirana nga lokomotiv e Bashkive të vendit është kthyer në një vagon të standardit më të ulët fal Lulzim Bashës. Ne duam një Tiranë tjetër, ne duam Tiranën si të Edi RAmës:, vijoi kandidati Veliaj.
Duke folur për koalicionin kundërshtarë, Veliaj u shpreh se ata kërkojnë të frikësojnë qytetarët, ndërsa ASHE po ngjall shpresë. “4 vite kaluan. Erdhi koha të ngrihemi e të marrim në duar Tiranën tonë. Të rikthejmë të rinjtë në punë. Të ofrojmë shërbime sipas standardeve dhe mundësisë. Të ofrojmë më shumë ambiente shlodhëse. Më shumë gjelbërim. Më shumë rrugë dhe më shumë mirëqënie dhe për të arritur këtë më 21 Qershor do të votoni drejtimin e duhur. Ata, tha Veliaj, thonë e po vjen dita e qametit, dita e fundit të botës. Por, ata e dinë fare mirë se s’po vjen fundi i botës, por fundi i tyre, fundi i atyre që nuk punuan për Tiranën dhe për këtë ata kanë frikë, ndërsa ne japim shpresë. Aty ku ata mbjellin frikë, ne japim dritë dhe mundësi. Ne jemi drejtimi i duhur”, tha Erjon Veliaj.