Përderisa po afrohet 1 shtatori dhe mbajtja e seancës, ku pikë e rendit të ditës do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, janë shtuar thirrjet e krerëve të lartë shtetërorë, të cilët kërkojnë nga deputetët që ta votojnë atë.
Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse do të arrijnë t’i kenë votat e nevojshme për miratimin e kësaj marrëveshjeje. Disa dyshojnë se demarkacioni nuk e ka as përkrahjen e qeverisë, edhe pse Kuvendi do të mbahet më 1 shtator.
Disa deputetë tashmë e kanë ndarë mendjen për të votuar kundër. E disa pre tyre, të cilët e kanë kundërshtuar vazhdimisht versionin aktual të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, tash nuk kanë një përgjigje të prerë nëse do të votojnë pro apo kundër. Andaj, preferojnë që të mos flasin, citohet Koha. (b.an)