Kopshti ekzistues zoologjik në kryeqytet shumë shpejt do ti shtohen edhe 10 sorkadhe. Lajmin e bënë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një postimi në Facebook, i cili ndërmjet të tjerave thekson se ndërsa është duke u hartuar projekti për kopshtin e ri dhe modern zoologjik të Tiranës, po punohet edhe për të mirëmbajtur atë ekzistues..
“Teksa përgatisim projektin e ri të “TiranaZoo”, kemi përmirësuar ndjeshëm ekzistuesin, shihe vetë”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës në komentin që shoqëron edhe një album me foto nga puna që po kryhet në këtë ambient.
Bashkia njofton se po punohet për pastrimin e baseneve, zonën e re të Sorkadheve, përforcime e rrethimeve të zonave të kafshëve etj. Me kafshët e reja si dhe ndërhyrjet në infrastrukturë kopshti zoologjik pritet të kthehet në një vend tërheqës për fëmijët, pse jo dhe për më të mëdhenjtë.