Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë, duke shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjet e viktimave, raporton Anadlu Agency (AA).
“Një tjetër sulm vdekjeprurës terrorist në një dasmë në Turqi. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave”, shkruan ministri Bushati në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
***
Shifra tragjike vijnë nga Turqia ku si pasojë e një shpërthimi kamikaz kanë humbur jetën mbi 50 persona.
Bilanci në rritje i viktimave raportohet nga mediat vendase, ndërkohë që të plagosur numërohen rreth 94 persona.
Ngjarja ndodhi në një dasmë, 40 milje nga kufiri me Sirinë. Autori i sulmit vetëvrasës nuk është identifikuar ende ndërsa të gjitha dyshimet lidhen me Shtetin Islamik.
Guvernatori i qytetit Gaziantep, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, tha sot se sulmi është një akt terrorist i pashoq. /r.a