Një makinë është djegur plotësisht mbrëmjen e sotme në zonën e Velipojës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Trush në aksin Shkodër-Velipojë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të zjarrfikëseve ndërsa nuk dihet nëse në makinë ka pasur apo jo persona në momentin e djegies.
Nga policia njoftohet se ka te dhena sipas te cilave ne makine ka qene vetem shoferi dhe ai mendohet se eshte hedhur nga automjeti ne momentin e shperthimit te flakeve. /r.a