Policia e Kukësit ka vënë në pranga shtetasin Vladimir Gjuta, I cili akuzohet se ka qenë personi që ka vënë tritol në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Bashkim Tahiri.
Mësohet se Gjuta është arrestuar bashkë më dy persona të tjerë pak orë më parë në një makinë me targa Kosove.
Pak kohë më parë u ushtrua kontroll në “Vila Gjuta” në Tiranë dhe dyshohet se është po ai që ka kërcënuar ministrin Tahiri me mesazhe telefonike.
Arrestimi u bë në tunelin e Kalimashit në Kukës.