Policia ka arrestuar djalin e pronarit të stanit i akuzuar për vrasjen e 21-vjeçararit Endri Kosteja, i cili u gjet i pa jetë pasditen e 10 gushtit, në fshatin Vranisht të Vlorës.
Në pranga është vënë 34-vjeçari Vullnet Lelaj, i cili ishte shpallur në kërkim, dhe akuzohej për vrasje me dashje, rrëmbim ose mbajtje peng e personit dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.
Ai është djali i pronarit të stanit, 74-vjeçarit, Sheref Lelaj, ku viktima punonte si çoban, i cili është arrestuar më parë nga policia për ngjarjen në fjalë. Gjithashtu, në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, 46-vjeçari Lefter Lelaj. Policia dyshon se Kosteja është vrarë me dashje nga pronari i stanit dhe dy djemtë e tij.
Endri Kosteja, nga fshati Dorëz i Librazhdit, u gjet i pa jetë në një stan në fshatin Vranisht. Ai punonte prej 10 muajsh së bashku së bashku me vëllain e tij si bari në stanin e familjes Lelaj.