Kryeministri Edi Rama ka përfunduar pushimet në jug të vendit, ndërsa përmes rrjeteve sociale, ashtu si edhe vitin e kaluar, ka bërë të ditur kthimin në Tiranë. Prej më shumë se 3 javësh, Rama bashkë me familjen, u zhvendos në vilën qeveritare në Dhërmi, ku dy herë mirëpriti ish-Kryeministrin britanik, Tony Blair.
Rama ka postuar foton me djalin, Zaho, dhe bashkëshorten Linda, shoqëruar me komentin “Mirupafshim Jon, kthehemi në Tiranë”.
Në datën 23 Gusht, Kryeministri pritet të drejtojë mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar, pas pushimeve verore, ndërsa mbedhjet e fundit janë drejtuar nga zv.Kryeministri Niko Peleshi.