Ministri i Shëndetësis, Ilir Beqaj, ka hedhur poshtë deklaratat e Kryetarit të Departamentit për Turizmin, Jamarbër Malltezi në lidhje me sezonin turistik të këtij viti. Nëpërmjet një postimi online Beqaj ka pyetur jo pa nënkuptim Malltezin se “a kishte në kohën kur qeveriste vjehrri i Malltezit shërbim mjekësor 24/7 pranë qendrave me përqëndrim më të madh pushuesish?”. Sipas Beqajt, shqiptarët e mbajnë mend fare mirë, edhe nëse harron PD-ja. Sivjet, prej 16 qershorit, janë në funksion të plotë 25 qendra shëndetësore me mjekë e infermierë, barna e materiale mjekësore me shërbim 24/7”, deklaron Beqaj.
Sipas tij, këto qendra janë kudo në shërbim të pushuesve që nga Velipoja në Ksamil, por edhe në Razëm, Theth, Valbonë dhe Kala e Dodës. “Prej 16 qershorit e deri më sot kanë marrë shërbim mjekësor falas rreth 30 mijë pushues, shqiptarë & të huaj”, deklaron Beqaj.