Nga Anri Bala
Askush, nuk e pranon censurën e fjalës së lirë, aq më tepër ne gazetarët e rinj, qe e vuajmë më shumë, sepse përveç “potentëve” në pushtet, sulmohemi dhe nga kolegët tanë, të majmur dhe të llustrosur.
Por, unë nuk jam aspak dakord me kolegët, që mua nuk më kanë koleg, sepse nuk jam i pasur dhe me “ide” si ata, të deklarojnë çfarë u do qejfi dhe xhepi në emrin tonë.
Sepse, unë dhe gjithë miqtë e mi, nuk jemi dakord me “lirinë e shpifjes”.
Si mund të quhet liri e fjalës së një mediaje ose subjekti në rast se, “qytetari dixhital” qesharak, i ka “dërguar” këtë mesazh Berishës dhe ata e botojnë : “Zoti Berisha, gruaja e prokurorit asht pa në motel duke ba seks me ni djal të ri”!
Për këtë të jeni të sigurtë. Shpërndajeni në fesbuk, se gazetarët po presin me padurim lajme nga ti , që të mushin gazetën, se nuk kan burim tjeter ma të sigurte, perveç teje, e me than të drejtën sa e hudh ti lajmin në fesbuk ata turren si korkodili.
Eshtë bash prokurori që po heton për 21 Janarin. Ju lutem jo emrin Anonimi B.S”.
Si kjo gjeniu sajon me dhjetra çdo ditë.
Kjo është një nga intrigat më të thjeshta dhe më të dashura të tij, por në bashkëpunim me gjithëfarë sahanlëpirësash, që drejtojnë dhe komandojnë mediat ajo kthehet në një “bomb”, një e vërtetë e “pakundërshtueshme”.
Stërhollohet e ndreqet aq bukur, sa dhe ata që e kanë sajuar dhe rregulluar, tashmë janë të bindur se është “e vërtetë”.
Ata harrojnë fare, se e ka thënë dikush tjetër, nji “marri” apo një i mençur, një intrigan apo një i “ndershëm”, që e ze gjumi në FB.
Presion dhe shpifje të tilla, i sheh çdo ditë nga media të paguar, vetëm për të goditur apo shantazhuar pa as një normë morale, kundërshtarët politik, e në veçanti Ramën dhe qeverinë.
Dakord, bini ditë e natë Edi Ramës, qeverisë, qeveritarëve, pushtetarëve, zagarëve dhe zuzarëve. Mirëpo, mos harroni zuzarët dhe zagarët, që ju shpesh bëni sikur nuk i shikoni dhe si në të rrallë i ledhatoni.
Zuzarët, janë ata që ndërsejnë zagarët, për të sulmuar e gjuajtur këdo që dëshirojnë ata, ta shohin të vrarë e shpërfytyruar, sepse nuk pajtohen me ata që u kanë humbur.
Zagarët janë të gjithë ata, që lëshohen nga zinxhirët, për të kapur ndonjë kockë dhe për të lehur ditë e natë të ndërsyer nga pronarozuzarët dhe këto janë shtuar shumë.
Bile po i’ua kalojnë edhe qenve endacak. Ndaj mendoj se duhet të ketë një ligj, si ai i bashkisë për “tredhjen” e zagarëve
Tani nëse ju doni të gënjeni , të shpifni, të fyeni, sepse për këtë paguheni, bëjeni, por kjo nuk quhet fjalë e lirë. Ne na duken të turpshme veprime të tilla por ju, jo.
Ju nuk e keni për turp, që babain e vdekur të “objektivit tuaj luftarak” ta çoni me dhjetra herë nga varri, njëherë si vrasës, pa vrarë askënd, njëherë si imoral, që paska bërë fëmije me nusen e të birit, njëherë si komunist, pa teser dhe njëherë si bllokmen i bregu të lumit, sepse urreni të birin.
Po ç’faj ka babai atje poshtë pllakës së varrit, se ju jeni inatçor të ndyrë dhe pa moral?!
Apo, s’keni çfarë ti bëni kalit dhe i bini gomarit.
Ju nuk jeni gazetarë, por “gazeqarë”, që jeni frikësuar e tronditur nga një nen 13, sepse nuk doni ta kuptoni lirinë e fjalës, as fjalën e lirë.
Ama, mos t’ju a hamë hakun, për diçka keni të drejtë: Nuk mund të duroni, që t’u ndalohet liria e “fjalëshpifjes”, sepse edhe kjo fjalë është, ndaj duhet të jetë e lirë.
Ne o “gazetqarë”, që qaheni për çdo gjë, një problem të vogël kemi me ju: Nuk pranojmë të flisni në emrin tonë,sepse ne nuk na lidh asgjë me ju, dhe na mbajnë shumë gjëra larg jush.
Ju vetë bëni çfarë të doni, pa na përfshirë në stallën tuaj,
Ne nuk kemi frikë, sepse kemi marrë përsipër të bëjmë detyrën fisnike të gazetarit. Edhe sikur të na dënojnë edhe të na burgosin, se kemi thënë një të vërtetë, me prova dhe fakte, ne do të bëjmë burgun, pa na u dridhur qerpiku, sepse “e drejta vonon por nuk harron”.
Kurse ju, e keni frikë burgun, sepse si shpifës dhe intrigant, nuk do e kaloni lehtë dhe mund të ngelen gjatë brënda, duke kapur “sapunin”.
Ju nuk mund të jetoni, pa u futur hundët në krevatin e të ndershmit, për ta bërë kurvar dhe të poshtër.
Ju nuk i’u zë gjumi, sepse keni dëgjuar thashethemexhijtë që thonë… ndoshta për t’ju trembur se “lavirja e bulevardit” mund të vihet aty në “SPAK” dhe nuk do keni shans të përfitoni nga “butësia e saj”.
Ndaj nuk doni, t’ju a ndalojnë lirin e shpifjes, sepse për ju është edhe mjetë mbrojtjeje dhe mjet sulmi, e siç thoshte babai i babait tuaj shpirtërorë: Patatja që “do hani” është edhe bukë edhe gjellë.
Keni frikë, se mos jepni llogari për “shpifje e vërteta”, për zonjën nga Kroacia, apo për familjarin e kryetarit të komisionit të reformës që e kërkonte komunisti Maduro në Venezuel, për Erionin që vrau një fëmijë në Sharrë, apo ministrin e kapur mat me prostitutën argjentinase. ?!
Ju nuk e dini, apo bëni sikur nuk e dini, se “liria juaj mbaron aty ku shkelet liria e tjetrit”?!
Ju harroni se janë vrarë qytetar duke protestuar me duar në xhepa, fëmijë duke punuar si skllevër për çmontuar predha , deputet duke shkuar në shtëpi, gjyqtar duke shkuar në punë, qytetar për një tokë të grabituar dhe askush nuk është dënuar.
Pa ju përmendur vjedhjet dhe grabitjeve e të gjitha ngjyrave, që e kanë lënë sot vendin “lakuriq dhe të dregosur”. Ju i dini shumë mirë, sepse edhe gishti juaj është zhytur në tasin e mjaltit me helm, e që ka ardhur koha për t’a vjellë, ndaj ulursni: Mos na i merrni armët e helmuar! Poshtë neni 13!
Nuk akuzoj dhe nuk bëjë fajtor askënd, por drejtësinë e munguar e dua, për të më treguar dhe dënuar fajtorin, sepse nuk jemi në kohën e kolerës, që mund të bëjmë sehirë në mortjen e fqinjit.
Drejtësin e dua, për brezin e prindërve të mi, por edhe për brezin tim dhe për brezat që do vijnë. Ju e dini mirë, se nuk ka drejtësi para shantazhit, shpifjes dhe kërcënimit, ndaj duhet ta harroni “lirishpifjen”.
Kjo që doni ju, nuk është liria e fjalës por media e shkërdhyer, që shpif e sajon pa asnjë faktë dhe provë dhe të bënë shtatëzanë, megjithëse je mashkull.
Intrigat dhe çudirat tuaja nuk kanë fund, natyrishtë kur skenari përgatitet në facebook dhe podet e punëdhënsit. Ndaj ju, pretendoni se ulkonjat si puna juaj, duhet t’i lejojmë të shëtisin me mëlçi në qafë, sepse kjo është dëshira e ujkut nga strofulla?!
Nëse gazetarët janë si ju, u shoftë kjo rracë bashkë me mua, që kam të njënjtin profesion me ju!. Ne duam një nen 13, 14, 15, që të dënojë cilindo, që nuk bënë gazetari, por kurvëri mediatike.
Ne duam një nen, që të censurojë poshtërsin, fyerjen, poshtërimin dhe shitblerjen e “conellapsave” mediatik.
Ne as më pak dhe as më shumë duam: Gazetarinë ta bëjnë gazetarët dhe jo zhgarravitësit e mureve me thëngjillë.
Ndaj me të drejtë, unë e dua nenin 13!