Në brigjet e Australisë, një peshkatar ka zënë një peshk të çuditshëm i cili i ka dy palë sy.Krijesa e pazakontë, ka dy sy në pjesën e përparme të fytyrës, kurse dy të tjerë në pjesën anësore.
Në postimet e rrjeteve sociale disa e kanë quajtur ‘Blinky’, si peshku me tre sy nga seriali ‘The Simpsons’, i cili është deformuar si pasojë e radioaktivitetit.
Ende nuk është dhënë asnjë koment konkret nga ekspertët, se çfarë mund të jetë ky peshk.