“Kujna po ia shkrun t`i q… robt”, i është drejtuar Kushtrim Geci policit të trafikut rrugor, Muhamet Vitia, kur ai po i shkruante gjobën për kundërvajtje, shkruan sot Koha Ditore.
Duke tentuar që ta ndalojë, ai ka nxjerrë thikën që ta sulmojë. Mirëpo, këtij sulmi i cili ka ndodhur para katër ditësh në Prishtinë, Vitia ka arritur t’i shpëtojë vetëm falë ndihmës së kolegut të tij, policit Shpend Istogu.
Kushtrim Geci është djali i Sabit Gecit, ish-komandantit të UÇK-së. Pas kësaj ngjarjeje ai është arrestuar nga policia, mirëpo është liruar nga prokuroria për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt./a.m.