Policia e Shkodrës finalizoi me sukses operacioni anti-drogë të koduar “DEADFALL”, duke asgjësuar në 24 parcela 5671 bimë narkotike “Cannabis -Sattiva”.
Po ashtu u vunë në pranga 3 shtetas të dyshuar si kultivues.
Në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të kultivuesve, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është finalizuar me sukses operacioni i radhës i koduar “DEADFALL”.
Si rezultat i tij janë asgjësuar 5671 bimë të kultivuara në 24 parcela në fshatin Pepaj , Njësia Administrative Shosh, Shkodër.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve, dhe konkretisht:
Prel Dushku , 32 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër
Artan Livalli, 23 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe
L. Livalli , 21 vjeçe, banuese në Grudë e Re , Shkodër
Materialet proceduriale i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284 e 25 të Kodit Penal./a.m.