Prej ditës së djeshme dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare janë zhdukur pranë rezervuarit të fshatit Qatrom në Korçë. Të rinjtë dyshohet se janë mbytur në rezervuar sipas të dhënave paraprake dhe dëshmive të të afërmve.
Policia nisi kërkimet dje në mbrëmje por asnjë gjurmë prej tyre ndërkohë pritet që polumbarët të fillojnë sërish kërkimet në thellësinë e rezervuarit me thellësi deri në 8 metër.
Një shok i të rinjve deklaroi se ai kishte shkuar për peshkimn kur pa rrobat e tyre në breg të rezervuarit. Por ai tha se nuk kishte asnjë gjurmë nga të rinjtë Rei dhe Berti Tahirllari.
Më pas familjarët denoncuan në polici zhdukjen e tyre./a.m.