Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se humbja e mbi 8 mijë hektarëve, si argument i ekspertëve që kundërshtojnë versionin e Qeverisë për demarkacionin, është gënjeshtër e kulluar.
“Thjeshtë, është gënjeshtër e kulluar, një kauzë e paqenë, e rrejshme, e paqëndrueshme për pikë të politikës ditore”, ka thënë Thaçi për Zërin e Amerikës.
Presidenti, gjithashtu, ka përsëritur deklaratat se territori i Kosovës nuk do të ndryshojë dhe se Kosova nuk do të humbë asnjë pëllëmbë tokë.
“Territori i Pejës nuk ka ndryshuar. Territori i Kosovës nuk ka ndryshuar. Është thashetheme dhe askush në këtë botë asnjeri i politikës e as qytetar, nuk mund të konfirmojë me dokument që as edhe një metër katrorë apo një pëllëmbë e territorit të Kosovës po humbë”, ka shtuar Thaçi, citohet Koha. (b.an)