Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi krimin shtazor të babait ndaj vajzës së tij të mitur e cila u përdhunua nga personi që i dha jetë. Ekspertiza provoi denoncimin e bërë nga minorenia E. Përgjegji në polici.
Në konkluzionin e ekspertizës saktësohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me dhunë. Ky përfundim u arrit pas kryerjes së ekspertizës pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Vajza u rikthye sërish në Dibër dhe është nën kujdesin e psikologes.
Ndërkohë burime pranë Policisë sqarojnë se Përgjegji nuk e ka pranuar ngjarjen, por ka ngritur alibi se vajza dhe njerka kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për ta burgosur atë.
Edhe gruaja e tij deklaroi në polici se Përgjegji e ka ngacmuar shpesh herë vajzën seksualisht dhe u shpreh e sigurt se ai e ka përdhunuar.
Edhe ekspertiza provoi abuzimin e minorenes.
/a.m.