Agjencia Kombëtare e Bregdetit beson në një model të integruar të zhvillimit të turizmit duke lidhur zonat bregdetare me ato malore.
Levizja e turistëve nga bregdeti në zonat malore dhe anasjelltas, do të sjellë krijimin e një produkti turistik të veçantë, ku zonat malore do të përfitojnë nga fluksi i lëvizjes bregdetare, por dhe zonat bregdetare nga mundësia e eksplorimit të maleve tona.
Për këtë arsye, AKB-ja në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës dhe atë të Tepelenës po krijon të parin itinerar të infrastruktures turistike midis zonës së Borsh-Qeparo dhe Pilur, drej malësisë së Kurveleshit.
Rruga e Borshit deri në Kuç dhe nga Kuçi në kanionet e NIvicës për të vazhduar levizjen në Luginën e Vjosës dhe në zonën e Zagorisë.
Në bashkëpunim me FA, filloi rregullimi i rrugës që lidh Kuçin me malësinë e Kurveleshit, ku banorët e kësaj zone mund t’i afrohen detit shumë shpejt, por dhe ku turistët që pushojnë në këtë zonë bregdetare mund të eksplorojnë kanionet e Nivicës.