“Nëse doni të mos bëhet asgjë veç gënjeshtrave në qytet, votoni atë që është si Luli me flokë të verdha.” Kështu u shpreh kryeministri Rama sot nga Velipoja.
Kryeministri Rama ka qenë sot në Velipojë nga ku ka mbyllur fushatën elektorale për Shkodrën ku ka mbështetur projektin e kandidates së ASHE Keti Bazhdari.
Nga ana tjetër Rama ka thënë se PD nuk ka alternativë, por vetëm gënjeshtra.
“Lulzim Basha është gënjeshtari më i madh në Shqipëri i cili që kur ka hyrë në politikë, vetëm këtë ka bërë”, tha Rama në fjalën e tij përpara qytetarëve Shkodranë.
“Problemi I ujit të pishëm, pas 21 qershorit nuk do të egzistojë më”, theksoi Rama.
“Ne besojmë te programi I Bazhdarit dhe besojmë se Keti ka vënë në programë investimin e shumë mëndjeve shkodranë e jo shkodranë, por edhe të huaj, për të dhënë më të mirën për Shkodrën”, tha Rama ndërkohë që theksoi se zhvillimi do nisi nga bregdeti e do shkojë deri në alpe.
Edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ftoi shkodranët të votojnë Keti Bazhdarin, në mënyrë që, “bashkia e Shkodrës të mos kthehet në një bunkier partiak ku Basha të vijë të japë konferenca shtypi për të sharë qeverinë në Shkodër”.
Votoni Keti Bazhdarin, shtoi Meta, pasi Shkodra nuk mund të mbetet peng i konfliktit partiak.
“Me Keti Bazhdarin bashkia e Shkodrës hapet për të gjithë qytetarët e saj pa dallim partiak”, deklaroi kreu i LSI-së. “Shkodra e di shumë mire që Rama-Meta ende s’kanë filluar për t’u dhënë jetë projekteve që ka nevojë Shkodra për të realizuar superstradën Velipojë-Shkodër, për të lidhur Velipojën me Shëngjinin e Ulqinin”.
Meta nga Shkodra ftoi edhe republikanët të votojnë kandidatët e ASHE-së. “Republikanët e dinë mirë se si e gënjeu Basha Mediun për Durrësin. Ndaj ju ftoj edhe ju që për të ruajtur dinjitetin e Fatmirit që e gënjeu Basha, të votojnë Keti Bazhdarin”, deklaroi Meta