Në librin që pritet të dalë në ditën e Shën Valentinit, “Matematika e Dashurisë”, Hannah Fry shpjegon se partneri i duhur është pikërisht ai që vjen menjëherë pas katër lidhjeve të dështuara. Kjo do të thotë që i pesti është i përkryeri.
Libri shpjegon edhe arsyet, bazuara tek rregullat matematikore. Sipas tij, llogaritja duhet marrë në konsideratë edhe në dashuri. Në disa raste një person përfshihet në10 raporte, por nga studimi i tij, 40% e rasteve kanë më shumë mundësi që lidhja të jetë e qëndrueshme me partnerin e pestë. Të paktën kështu e thotë matematika.
Fry, e cila jep mësim në ‘University College’ të Londrës, thotë se janë pikërisht rregullat e rrepta të numrave ata që u japin përgjigje të gjitha pyetjeve për dashurinë, si: A do të jetë i duhuri? A do të gjejë partnerin perfekt?