Amber Heard është duke dhuruar çdo cent që ka fituar nga marrëveshja për divorcin nga Johnny Depp. Heard do të dhuroj shtatë milion dollarë, për gratë e dhunuara dhe fëmijët e sëmurë. Këto mjete do të shkojnë tek “American Civil Liberties” Union dhe “Children’s Hospital në Los Angeles”, vende ku kjo kishte punuar si vullnetare për dhjetë vite.
Paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë në mes të dy bamirësive.
“Paratë kurrë nuk kanë pasur ndonjë rol për mua personalisht, përveç ndoshta që mund t’i dhuroj të ndihmoj ata që nuk janë të aftë të mbrojnë veten” ka thënë Heard sa i përket divorcin nga Depp.
ma.me