Nga Partia Demokratike vijnë sot të tjera akuza për krerët e policisë të lidhur me trafikun e drogës, sipas selise blu. Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj publikoi sot emra të shefave të policisë të implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, duke iu referuar raportit të shërbimeve partnere inteligjente.
Alibeaj publikoi sot emrat e 11 shefave të policisë, që sipas tyre kanë lënë detyrën dhe po menaxhojnë drogë.
Sipas Alibeaj “Erjon Bici, shef i Komisariatit Devoll, i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 €”.
Ai shtoi se: “Robert Ibrahimi, shef i Komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë. Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit Peqin. Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti.
Vojo Peçi, shef i Komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Elton Alushi, Shef i Komisariatit nr.3, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës. Sali Skura, shefi i Komisariatit nr.5. I implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef-seksioni i krimeve.Loard Sallaku, shef i Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Kamëz. Raportohet se ka marrë përsipër mbjelljen e menaxhimin e kanabisit në malesinë e Zall Herrit deri në kufi me Krujën”
Te tjerë shefa të përfshirë ishin edhe: “Behar Caka, shef i Komisariatit Vlorë, i përfshirë në kultivimin edhe ruajtjen e kanabisit, dhe i përfshirë në cdo aktivitet dhe fushatë të Partisë Socialiste në këtë qytet. Roven Zeka, shef Rendi i Komisariatit nr.2, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku me ish Shefin e Komisariatit nr. 2, Ilir Proda. Gazmend Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, i lidhur drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike në rrugët detare në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë, balilajt, tek të cilët më parë ishte i punësuar si drejtues teknik i biznesit të tyre. Oltion Bistri, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, i lidhur me bandën e gjobvënësve dhe vrasësve me pagesë, si Meart e Ilir Berberi. Mbulon dhe ndan fitimet e drogës në këtë zonë”.
ma.me