Ashtu siç është pritur, Samsung Galaxy Note7 është lançuar zyrtarisht. Në deklaratën për shtyp, kompania e Koresë së Jugut – Samsung – njoftoi për lansimin komercial të kësaj pajisje, duke zbuluar edhe një listë të vendeve ku telefoni tashmë është në dispozicion për shitje.
Lista përfshin SHBA, Kanadanë, Meksikën, Puerto Ricon, Australinë, Zelandën e Re, Singaporin, Tajvanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë, transmeton Koha.net.
Sa i përket Europës Galaxy Note7 është vendosur që të lansohet zyrtarisht më 2 shtator, përveç në disa shtete – duke përfshirë Belgjikën, Holandën, Luksemburgun dhe Ukrainën – ku lansimi është shtyrë. (b.an)