Ai duhet të ishte mburoja e sigurisë për vajzën e mitur 15-vjecare, por në fakt u kthye në tmerrin e jetës. Babai kryen aktin e rëndë ndaj vajzës së tij të mitur, e përdhunon dhe e braktis në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo është ngjarja e rëndë e shënuar në Dibër, ku policia ka arrestuar shtetasin Guri Përgjegji, 46 vjeç që akuzohet se ka kryer marrdhënie seksuale me të bijën. Arrestimi i tij u bë pas 12 orësh kërkimesh e ndjekje nga Policia në një banesë të pabanuar të fshatit Kastriot Dibër. Nderkaq e mitura E.P, 15 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë psikogjike.
Njoftimi i Policisë
Më datën 18.08.2016 mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative se në një fshat të Njësisë Administrative Kastriot, një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike, efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se: Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj.
Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini.
Ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje ku ka rezultuar se:
Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji , i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.
Efektivat e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë krehjen e teritorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjezit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në Njesinë Administrative Kastriot Dibër, për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit.
ma.me