Drejtoria e ALUZNI-t, Durrës ka publikuar listën e re me emrat e qytetarëve që kanë gati lejen e legalizimit. “Shekulli” boton sot emrat e 1090 familjarëve, të cilët kanë gati faturën që duhet të paguajnë, ndërsa një pjesë e tyre e kanë mbyllur këtë procedurë. Pas likuidimit të pagesës këta qytetarë do të duhet të nënshkruajnë kontratën e kalimit të pronësisë te noteri dhe në përmbyllje të këtij procesi do të bëhet edhe lëshimi i lejes së legalizimit.
Pas kësaj nisin procedurat e regjistrimit të pronës në Hipotekë, nga e cila qytetarët pajisjen me tapi ose thënë ndryshe bëhen pronarë legjitimë të truallit ku kishin ndërtuar pa leje. Respektimi i këtyre afateve për t’u paraqitur në zyrat e ALUIZNI-t vjen edhe si kërkesë e këtij institucioni. Menjëherë pas likuidimit të faturës së parcelës ndërtimore, ALUIZNI, garanton pajisjen me leje legalizimi brenda ditës. Ajo që duhet theksuar
është se në bazë të ligjit të ri për legalizimin e objekteve informale, kush shlyhen menjëherë detyrimin financiar përfiton një ulje prej 20 për qind të tarifës.
Po ashtu, për paraplegjikët dhe tetraplegjikët që kanë bërë vetëdeklarime, parcela ndërtimore është falas.Ulje çmimesh në bazë të ligjit të ri aplikohen edhe për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër, familjet që paguajnë rregullisht për një vit energjinë elektrike përfitojnë ulje tjetër 10 për qind. E gjithë vlera e parcelës ndërtimore paguhet 50 për qind vlerë leku dhe 50 për qind me bono privatizimi.
ma.me