Në sulmin e mbrëmshëm vetëvrasës të kryer në qytetin libian Sirte, jetën e humbën 19 persona dhe u plagosën rreth 80 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA). Sulmi është kryer nga pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH ndaj forcave të qeverisë së unitetit kombëtar.
Zëdhënës i njësisë “Al-Bunyan el-Marsoos” pranë Qeverisë së Unitetit Kombëtar Muhamed el-Ghasri tha se sulmi ishte kryer nga dy makina bombë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marre organizata terroriste DAESH (ISIS).
ma.me