Një ngjarje e pazakontë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë Fierit, një mikrobus i linjës Tiranë – Sarandë me rreth 30 pasagjerë i nisur nga kryeqyteti rreth orës 05:30 ka pësuar defekt pranë fshatit Kafaraj e për pasojë ka mbetur anës rrugës.
Sipas pasagjerëve që kontaktuan me Shqiptarja.com, shoferi nuk i ka lejuar të hipin në autobusin tjetër edhe pse ata e paguan atë për rrugën e bërë deri në vendin ku u prish mjeti. Mes pasagjerëve ka pasur edhe shqiptar nga Italia që vinin për pushime në Sarandë. Sipas pasagjerve pas debateve me shoferin disa persona arritën të largohen me autobusin tjetër ndërsa disa të tjerë mbetën në mikrobusin e prishur pasi shoferi nuk i lejonte të merrnin bagazhet dhe të largoheshin.
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.